Të përditësuara më: 17/12/2024
Këto Kushte dhe shtojcat e tjera të bashkëngjitura në këto Kushte, përcaktojnë termet dhe kushtet e përgjithshme, të cilat rregullojnë përdorimin e uebfaqes www.padoks.com (tash e tutje referuar si: “Padoks” ose “Platforma”, dhe në momentin e pranimit të tyre, trajtohen si kontratë e lidhur në mes të: Kodematik L.L.C. (këtu e tutje “Kodematik”), një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e cila është e organizuar dhe vepron në bazë të ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, e regjistruar pranë Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve të Kosovës – ARBK, me numër unik identifikues 811943598 dhe adresë në: Rruga “Alpet Shqiptare”, 20000 Prizren Republika e Kosovës; dhe Juve si përdorues, në bazë të të dhënave të ofruara në momentin e regjistrimit tuaj në platformë (“Përdoruesi”).
Duke përdorur Platformën, Ju pranoni se keni lexuar, kuptuar dhe pajtoheni me të gjitha Kushtet e Përdorimit dhe çdo dokument tjetër shtesë që mund të jetë pjesë përbërëse e këtyre kushteve. Nëse nuk pajtoheni me ndonjë dispozitë, nuk duhet të përdorni këtë Platformë.
2.1. Padoks ofron shërbime të kontabilitetit online që përfshijnë, por nuk kufizohen në:
2.2. Platforma ofrohet në formën që është (“as-is”), dhe Kodematik nuk garanton disponueshmëri të plotë apo të pandërprerë të shërbimit.
3.1. Ju nuk mund të përdorni Platformën për qëllime të paligjshme apo të ndaluara nga këto
Kushte.
3.2. Ju nuk mund të:
4.1. Për të përdorur shërbimet, duhet të krijoni një llogari. Gjatë regjistrimit, Ju pranoni të
ofroni të dhëna të sakta dhe të përditësuara.
4.2. Ju jeni përgjegjës për ruajtjen e
konfidencialitetit të kredencialeve të llogarisë suaj.
5.1. Llojet e Abonimeve: Shërbimet e ofruara nga Kodematik përmes Platformës janë
të disponueshme përmes abonimeve mujore dhe vjetore. Përdoruesi mund të zgjedhë një plan abonimi
sipas nevojave të tij në momentin e regjistrimit ose gjatë përdorimit të Platformës.
5.2. Pagesat dhe Faturimi: Pagesat për abonimet bëhen paraprakisht për periudhën
përkatëse (mujore ose vjetore) dhe janë të detyrueshme për të siguruar qasje të vazhdueshme në
Shërbime. Të gjitha pagesat do të kryhen në mënyrë elektronike, përmes metodave të pagesës të
pranuara nga Kodematik dhe të përcaktuara në Platformë.
5.3. Rinovimi Automatik: Abonimet rinovohen automatikisht në fund të çdo periudhe
abonimi (mujore ose vjetore) përveç nëse Përdoruesi vendos të anulojë abonimin para datës së
rinovimit.
5.4. Ndryshimet në Çmime: Kodematik rezervon të drejtën të ndryshojë çmimet e
abonimeve. Çdo ndryshim në çmime do t’i komunikohet Përdoruesit paraprakisht dhe do të aplikohet
vetëm për periudhat pasuese të abonimit.
5.5. Anulimi i Abonimit: Përdoruesi mund të anulojë abonimin në çdo kohë përmes
Platformës. Anulimi do të hyjë në fuqi në fund të periudhës së parapaguar dhe nuk do të ketë
rimbursim për periudhën e mbetur të abonimit.
5.6. Mosrealizimi i Pagesave: Në rast se pagesa nuk përfundon me sukses, qasja në
Shërbime mund të pezullohet deri në përfundimin e pagesës. Kodematik nuk mban përgjegjësi për
asnjë humbje të të dhënave ose ndërprerje të Shërbimeve që rrjedhin nga vonesa në pagesa.
Të dhënat tuaja personale do të trajtohen në përputhje me Politikën e Privatësisë së Platformës. Për më shumë detaje, lexoni dokumentin përkatës të publikuar në Padoks.
E gjithë përmbajtja dhe softueri i Padoks janë pronë e Kodematik dhe mbrohen nga ligjet në fuqi për pronësinë intelektuale. Ju nuk mund të përdorni, kopjoni apo shpërndani këtë përmbajtje pa leje.
Ju jeni përgjegjës për:
9.1. Kodematik nuk do të jetë përgjegjës për: (a) asnjë dëm ose humbje të veçantë, indirekte, të
rastësishme apo pasuese që lindin nga ose në lidhje me ofrimin e Shërbimeve ose Platformës nga
ana e Kodematik, apo këto Kushte të Përgjithshme; ose (b) humbje të fitimit, shitjeve apo të
ardhurave, humbje të reputacionit ose vlerës, humbje të prodhimit, humbje të biznesit ose
mundësive të biznesit, humbje të të ardhurave apo kursimeve të parashikuara, humbje ose dëmtim
të të dhënave ose informacionit, ose ndërprerje të biznesit. Ky kufizim do të zbatohet
pavarësisht nëse një dëm ose humbje e tillë ishte e parashikueshme apo jo në kohën kur këto
Kushte të Përgjithshme u pranuan (madje edhe nëse është dhënë paralajmërim për mundësinë e një
dëmi ose humbjeje të tillë).
9.2. Përveç rasteve kur parashikohet ndryshe nga ligji i detyrueshëm, përgjegjësia maksimale e
përgjithshme e Kodematik ndaj Përdoruesit, që rrjedh nga ose në lidhje me këto Kushte të
Përgjithshme, Shërbimet ose Platformën, për çdo dëm ose humbje, do të kufizohet në shumën e
paguar nga Përdoruesi për shërbimin në 12 muajt e mëparshëm.
Kodematik rezervon të drejtën të ndryshojë këto Kushte apo Shërbimet e Platformës në çdo kohë. Ndryshimet do të publikohen në Platformë dhe do të hyjnë në fuqi nga momenti i publikimit.
Kodematik mund të ndalojë menjëherë, pa njoftim të mëparshëm ose përgjegjësi, çasjen tuaj në Platformë nëse shkelen këto Kushte.
Këto Kushte rregullohen nga ligjet e Republikës së Kosovës. Çdo mosmarrëveshje që mund të lindë do të zgjidhet në gjykatat kompetente në Prizren.
Nëse ndonjë dispozitë e këtyre Kushteve shpallet e pavlefshme, pjesët e tjera mbesin në fuqi. Këto Kushte përbëjnë marrëveshjen e plotë mes Juve dhe Kodematik.