Krejt kontabiliteti i biznesit, në një vend.

Faturat, shpenzimet, banka, pagat dhe librat për ATK në një platformë. Për biznese të vogla, freelancerë dhe kontabilistët që i shërbejnë.

Pa kartë krediti · Pa obligim për vazhdim

Padoks në laptop

Biznese që e përdorin Padoks

Client logo Client logo Client logo Client logo Client logo Client logo Client logo Client logo

Prej faturës së parë deri te librat për ATK

Regjistroji të dhënat një herë dhe përdori aty ku të duhen. Padoks t’i organizon në librat dhe raportet përkatëse, që mos me e kry të njëjtën punë dy herë.

Krijo fatura dhe oferta pa humbë kohë

Krijo fatura për klientët dhe shërbimet tua pa i plotësu të gjitha nga fillimi. TVSh-ja dhe totalet llogariten automatikisht, kurse fatura në PDF është gati për dërgim.

  • Faturat dhe ofertat
  • Lista e klientëve, produkteve dhe shërbimeve
  • Shkarkim i faturave në PDF
Krijo fatura dhe oferta pa humbë kohë

Regjistro faturat e shpenzimeve me AI

Ngarko faturën si PDF ose fotografoje. Padoks i lexon automatikisht të dhënat e furnitorit, datën, shumat dhe TVSh-në. Ti vetëm i kontrollon dhe i ruan. Më pak shkrim manual, më pak punë e përsëritur.

  • Ngarkim i faturave PDF ose foto
  • Nxjerrje automatike e të dhënave me AI
  • Korrigjim manual dhe ruajtje e skedarit origjinal
Regjistro faturat e shpenzimeve me AI

Pasqyra bankare, e regjistruar shumë ma lehtë

Regjistro pagesat me para të gatshme dhe ato bankare në një vend. Importoje pasqyrën bankare dhe lëri të dhënat të nxirren automatikisht, pastaj kontrolloji para se t’i ruash. Regjistrat mund t’i shkarkosh në PDF për kontabilistin.

  • Regjistri i arkës dhe regjistri bankar
  • Import automatik i pasqyrës bankare
  • Shkarkim i regjistrave në PDF
Pasqyra bankare, e regjistruar shumë ma lehtë

Librat tatimorë për ATK, pa i përgatitë nga e para

Libri i shitjes, libri i blerjes dhe lista e pagave përgatiten nga të dhënat që i ke regjistruar në Padoks. Kështu, ke më pak punë të përsëritur dhe më shumë kohë për biznesin.

  • Libri i shitjes dhe libri i blerjes
  • Lista e pagave
  • Eksport në Excel
Librat tatimorë për ATK, pa i përgatitë nga e para

Mbaje kontabilitetin të organizuar dhe të balancuar

Përdor ditarë kontabël me debi dhe kredi të balancuara, plan kontabël që mund ta përshtatësh dhe librin kryesor me bilancin e llogarive sipas vitit. Të dhënat financiare i ke të organizuara në një vend.

  • Ditarë kontabël me debi/kredi të balancuara
  • Plani kontabël i personalizueshëm
  • Libri kryesor me bilancin e llogarive sipas vitit
Mbaje kontabilitetin të organizuar dhe të balancuar

Pako Pro

Gjithmonë e din çka ke në depo

Kur shitni, stoku zbret. Kur blini, stoku rritet dhe kostoja përditësohet. Sasia dhe vlera e çdo artikulli janë gjithmonë të sakta, pa tabela anash.

  • Ndiqni stokun për çdo artikull
  • Kosto mesatare e peshuar
  • Stoku përditësohet nga faturat dhe faturat e furnitorëve
  • Rregullimet e stokut pas numërimit, dëmtimit ose humbjes
  • Kontroll i stokut negativ

Për pronarët e bizneseve

Nuk keni nevojë të jeni kontabilist. Udhëzimet në çdo hap ju tregojnë çka duhet bërë, që ta kryeni punën dhe të ktheheni te biznesi juaj.

Për kontabilistët

Klienti regjistron faturat, ju i keni ditarët, librin kryesor dhe librat për ATK gati. Qasja për kontabilistin përfshihet në çdo pako, pa kosto shtesë.

Zgjedhe pakon që i përshtatet biznesit tënd

Zgjedhe pagesën mujore ose vjetore, sipas nevojës. Çmimet janë të qarta dhe e përfshijnë TVSh-në.

Pako Start

Për biznese të vogla dhe freelancerë që ofrojnë shërbime ose nuk kanë nevojë me menaxhu stokun.

14.99€ /muaj

179.88€ · Kurseni 29.89€ në vit

Provoje falas për 14 ditë
  • Fatura dhe oferta pa limit
  • Procesim i faturave të furnitorëve me AI
  • Librat tatimorë për ATK dhe lista e pagave
  • Regjistra të arkës dhe bankës
  • Ditarë kontabël dhe libri kryesor
  • Një përdorues, plus qasje për kontabilistin tuaj

Pako Pro

Me menaxhim stoku

Për biznese që shesin produkte dhe duan me e përcjellë stokun dhe vlerën e tij në çdo kohë.

19.99€ /muaj

239.88€ · Kurseni 39.89€ në vit

Fillo me Pako Pro

Gjithçka në Pako Start, plus:

  • Ndiqni stokun për çdo artikull
  • Kosto mesatare e peshuar
  • Stoku përditësohet nga faturat dhe faturat e furnitorëve
  • Rregullimet e stokut pas numërimit, dëmtimit ose humbjes
  • Kontroll i stokut negativ

Pa kartë krediti për provën falas · Pa obligim për vazhdim

Pyetje të shpeshta

Ke pyetje tjetër? Na shkruaj në contact@padoks.com.

Po. Çdo llogari e re i ka 14 ditë provë falas, pa kartë krediti. Gjatë kësaj kohe mund ta provosh Padoks dhe pastaj me vendosë nëse dëshiron me vazhdu me pagesë mujore ose vjetore.
Pako Pro i përfshin të gjitha funksionet e Pako Start, plus menaxhimin e stokut. Mundesh me përcjellë sasitë, vlerën dhe lëvizjet e artikujve, si dhe me i rregullu gjendjet pas numërimit, dëmtimit ose humbjes.
Po. Na kontakto përmes emailit ose WhatsApp-it dhe të ndihmojmë me kalu në Pako Pro. Të dhënat e tua mbesin të ruajtura.
Po. Çdo pako e përfshin qasjen për kontabilistin tënd, pa pagesë shtesë.
Po. Librat tatimorë mund t’i eksportosh në Excel, ndërsa regjistrat e arkës dhe bankës mund t’i shkarkosh në PDF.
Po, të gjitha çmimet e shfaqura në faqe e përfshijnë TVSh-në.

Provoje Padoks falas për 14 ditë

Hape llogarinë për pak minuta, krijoje faturën e parë dhe shih sa ma lehtë mund ta menaxhosh kontabilitetin e biznesit.

Hape llogarinë falas