Politika e Privatësisë

Të përditësuara më: 17/12/2024

Kodematik L.L.C. (“ne”, “kompania” ose “Kodematik”) një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e cila është e organizuar dhe vepron në bazë të ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, e regjistruar pranë Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve të Kosovës – ARBK, me numër unik identifikues 811943598 dhe adresë në: Rruga “Alpet Shqiptare”, 20000 Prizren Republika e Kosovës; është e përkushtuar për të mbrojtur privatësinë dhe të dhënat personale të përdoruesve të saj (“Ju”, “Përdoruesi”). Kjo Politikë e Privatësisë shpjegon se si ne mbledhim, përdorim, ruajmë dhe mbrojmë të dhënat tuaja personale gjatë përdorimit të uebfaqes dhe shërbimeve të ofruara në www.padoks.com (tash e tutje referuar si: “Padoks” ose “Platforma”).

Duke përdorur Platformën, Ju pranoni përpunimin e të dhënave personale në përputhje me këtë Politikë të Privatësisë. Nëse nuk pajtoheni, Ju lutemi mos e përdorni Platformën.

1. Të Dhënat që Mbledhim

Ne mbledhim disa të dhëna personale për t’ju ofruar shërbime më të mira dhe për të siguruar funksionalitetin e Platformës. Llojet e të dhënave që mbledhim përfshijnë:

1.1. Të Dhëna të Siguruara nga Ju:

  • Të dhënat e identifikimit: Emri, mbiemri, adresa e emailit, numri i telefonit dhe adresa e biznesit.
  • Të dhënat e llogarisë: Emri i përdoruesit, fjalëkalimi dhe informacioni për regjistrimin në Platformë.
  • Të dhënat financiare: Informacion mbi pagesat dhe abonimet tuaja.
  • Të dhëna të tjera që Ju i ofroni: Informacioni që mund të përfshini vullnetarisht në Platformë (p.sh. faturat, shënimet kontabël).

1.2. Të Dhëna të Mbledhura Automatikisht:

  • Informacion mbi pajisjen dhe përdorimin: Adresa IP, lloji i pajisjes, sistemi operativ, shfletuesi dhe aktiviteti në Platformë.
  • Cookies dhe teknologji të ngjashme: Për të përmirësuar përvojën tuaj, ne përdorim cookies për të mbledhur informacione mbi sjelljen tuaj në Platformë.

2. Si i Përdorim Të Dhënat Tuaja?

Ne i përdorim të dhënat tuaja për qëllimet e mëposhtme:

  • Për të ofruar dhe mirëmbajtur Shërbimet: Të mundësojmë aksesin dhe përdorimin e Platformës.
  • Për të përpunuar pagesat: Administrimi i abonimeve dhe pagesave tuaja.
  • Për komunikime: Dërgimi i njoftimeve, përditësimeve, ftesave dhe komunikimeve të tjera të lidhura me shërbimin.
  • Për përmirësimin e Platformës: Analizimi i të dhënave për të përmirësuar funksionalitetin dhe përvojën e përdoruesit.
  • Për qëllime ligjore: Të sigurojmë pajtueshmërinë me ligjet dhe rregulloret e aplikueshme.

3. Ruajtja dhe Mbrojtja e Të Dhënave

  • Siguria: Të dhënat tuaja ruhen në serverë të sigurt dhe mbrohen me masa teknike dhe organizative për të parandaluar aksesin e paautorizuar, keqpërdorimin dhe humbjen e të dhënave.
  • Periudha e ruajtjes: Të dhënat tuaja personale do të ruhen për aq kohë sa është e nevojshme për ofrimin e shërbimeve ose për të përmbushur detyrimet tona ligjore.

4. Shkëmbimi i Të Dhënave

Ne nuk shesim, tregtojmë ose ndajmë të dhënat tuaja personale me palë të treta për qëllime komerciale. Të dhënat tuaja mund të ndahen vetëm në rrethana të caktuara:

  • Me palët e treta për ofrimin e shërbimeve: Partnerët tanë teknikë dhe financiarë që ndihmojnë në përmbushjen e shërbimeve (p.sh., ofruesit e pagesave).
  • Për qëllime ligjore: Nëse kërkohet nga ligji ose autoritetet përkatëse.

5. Të Drejtat Tuaja

Ju keni të drejtat e mëposhtme në lidhje me të dhënat tuaja personale:

  • E drejta për akses: Të kërkoni informacion mbi të dhënat që mbledhim dhe përpunojmë.
  • E drejta për korrigjim: Të kërkoni përmirësimin e të dhënave të pasakta ose të paplota.
  • E drejta për fshirje: Të kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja, përveç kur ligji na detyron t’i mbajmë ato.

Për të ushtruar këto të drejta, Ju lutemi na kontaktoni në email adresën [email protected].

6. Cookies dhe Teknologji të Ngjashme

Platforma përdor cookies vetëm për qëllime të autentifikimit dhe sigurisë së përdoruesve. Këto cookies janë të domosdoshme për funksionalitetin e Platformës dhe për të mundësuar qasjen tuaj të sigurt në llogarinë tuaj.

  • Cookies të nevojshme: Përdoren për të identifikuar përdoruesit e autentifikuar dhe për të mbrojtur Platformën nga akseset e paautorizuara.
  • Cookies analitike: Këto cookies përdoren për të mbledhur informacion mbi mënyrën se si përdoruesit ndërveprojnë me Platformën. Informacioni i mbledhur është anonim dhe ndihmon për të përmirësuar performancën dhe përvojën tuaj të përdoruesit.
  • Pa personalizim: Ne nuk përdorim cookies për qëllime marketingu ose personalizimi të përvojës së përdoruesit.

7. Ndryshimet në Politikën e Privatësisë

Ne rezervojmë të drejtën të përditësojmë këtë Politikë të Privatësisë. Çdo ndryshim do të publikohet në Platformë dhe do të hyjë në fuqi menjëherë pas publikimit. Ju rekomandojmë të kontrolloni rregullisht këtë seksion për përditësime.

8. Na Kontaktoni

Nëse keni pyetje ose shqetësime në lidhje me këtë Politikë të Privatësisë apo mënyrën se si i trajtojmë të dhënat tuaja personale, Ju mund të na kontaktoni në:
Kodematik L.L.C.
Adresa: Rruga “Alpet Shqiptare”, 20000 Prizren, Republika e Kosovës
Email: [email protected]